VALDETE ANTONI
Poezi
Ditë harrimi
14 Shkurt
Ej miku im
Fillimfillimi im
Ka qenë mikesha
e SHËN VALENTINIT
Prandaj, kur të gjithë
festojnë sot
ne kemi
DITËHARRIMI
Për të bukurën pa shtrat
Kur ajo vdiq
burrat që e deshën
nuk ishin në përcjellje
U panë vetëm gratë e tyre
buzëpafshira
Dyzetë ditë më pas, në mesnatë
të martuarve
diçka e ftohtë, diçka e bardhë
u hyri nga dritarja në shtrat
dhe perdet u mekën si fustane nusesh
Nëntë muaj, asnjë ditë më pas
Zoti u fali atyre nga një vajzë
Me buzët dhe sytë e të vdekurës
Vesë tingulli
Hyj në kraharor zoti
si në një djep fyejsh
dhe, luaj në fjetje
me mijëra këmbanëza
që gjej atje
si të vërtetat më të paçuditshme
të kësaj bote
Nga habia ngrij
Dhe, bëhem femër
Ëndrra e luledeleve
Paskan prerë bar të njomë
janë rrokullisur kaq shumë luledele
që tkurrur nën diell
flenë si fëmijë kryegjunjë
Po pij këngën e barit
duke parë ëndrrat e luledeleve
në gjumin e tyre të qumësht
...luledelet na paskan njohur...
Çudia e duarve
Çudia e duarve nuk është tek prekja
por tek ajo që ato dinë të mos prekin
Lëvizjet mpirëse ruajnë fshehtësinë
dhe hyjnë magjishëm tek thellësia
Përndritje
Kupa e kaltër
vezullon në puthjen me veten
pasqyruar mbi tryezë
Lulet kurrë s`i kam parë
të përkëdhelen kësisoj
tek buzët e kupës
Gjithshka këtu është përndritje
Pra, ti po vjen
Pleqërisht
Tani le të ulemi
në kolltukë të vjetër lëkure
të mbledhim lëmshe pleqërisht
Kape fillin tim të fanellës
mblidhe, ja kështu si unë
Oh të ra nga duart
Kape, kape prap
Ne mbledhim lëmsha
dhe rrimë pa fanella
Muri im ka veshur këmishë
Ngjitur me shtratin kam murin tim
e bardha i është fshirë vende vende
diku janë format e trupit
diku vizatimet e mendjes
Jam ngjeshur tek muri gjithë natën
e kapja me thonj si mace
nëpër gjumë i thoja
kam frikë
ai më lëpinte faqet
Ti murin tim nuk e njeh
s’ke për ta parë ndonjëherë
po nuk mund ta mbaj të fshehtë
Ai e mori këmishën tënde natën
Legjenda e humbur
Thuhet se Zoti
derdhi mushtin e jetës
në Gang
Miliona vjet
miliona njerëz
lahen aty
Legjenda e humbur thotë
se lumi vetë lahej
te ne të dy
Dashuria
Ajo, mi lidhi sytë
me fasha drite
Më rrotulloi e më rrotulloi
për të parë në shkëndijime
Botë qelibari
ku harbonin kaproj
me degë mareje të mbira mbi kokë
nga farëzat e fryteve të fjetjeve
Ajo, më shloi
të jetoja në Kinemanë time
ku u fryja fosileve të këngëve
në rruzuj sedefi
Më firëzoheshin nëpër trup
gjithë lëng dëshire
me aromë dritëzash bjeshkore
Ajo m`ia preu fytin gëzimit
kur zgjati qafën
të pinte pklën e pikës së madhe
Ishte Ajo që mia preu fytin
gëzimit tim
të voglit gëzimit tim
Ajo më rrotullon
dorëmpirë për supësh
Më takon me format e mia
në zbritje
duke më zgjidhur sytë
më tregon trungun tim
që prek si qukapik
vetveten
Rrumbullakësia e kokës
Kot thonë që koka është e rrumbullakët
Ajo është qindrakatrorëshe
Hapen,mbyllen, hapen, mbyllen...
Katrorë me brava të prishura
katrorë me gjuhëza të nxjerra
katrorë me çelësa të thyer brenda
Ka nga ato që s`hapen kurrë
Dhe japin përfytyrimin e gabuar
të rrumbullakësisë së kokës
Mendimet
Kuajt e zinj
turfullonin
mbi blerimin e lëndinës
Një nga një
kullosnin
në vesën e syve
të pelës së bardhë
dhe mbyteshin
Ditë shkurti
Qielli i shtëpisë
e thuri djepin
për poezitë
Dielli im
e ndërroi rrugën
përtej shtëpisë
Poezitë pinë brymë
dhe qajnë
Atlantidën
Në perëndim të jetës
Perëndimi fërfëllon
në përskuqjen e qiellit
si lindja
I perënduari i tokës
pandeh se bën
jetëdielli
ngjitet lart
dhe shpejton
vdekjen
Saturday, December 22, 2007
NATA PA NJERI
Poezi nga Valdete Antoni
Nata pa njeri
I paskam në ballë
Tërë sytë e kukullave të mia
Eci, dhe, ato pulisin qerpikët
Shohin rrugën të mrekulluar
Ngulen në qafat e përkulura të pijanecëve
Vështrojnë pas xhamave të Bareve…
Vë pëllëmbën mbi ballë t’u zë pamjen
Atyre syve të vegjël të pikturuar
Por, ndjej, që sytë e mi janë
Vetëm dy gropa bosh.
Pas ëndrrës
Me një vëth po binte ëndrra,
Në rroba i vareshin hala pishe
Rruga qenka vetëm sy
Ndërsa ai ka hyrë në shtëpi
Me vathin e saj të gëlltitur.
Mos ishe ti
Mos ishe ti që vure pëllëmbën
Mbi tubin e ujit që rridhte
Kur shembëm shtëpinë time shekullore?
Të, që ia fërkoja dërrasat me këmbë
Të holla
Atë që dridhej kur binte shi
Dhe kisha kaq frikë se nuk të kisha ty.
Patjetër ti do kesh qenë
Që uji ndërron rrugë dhe
pas tridhjetë vjetësh
Rrjedh këtu, ku e pimë ujë
Në të njëjtën gotë të dy.
Po qaj me këngën e zogut
Po digjen gurët
Me atlete të kaltra vrapoj
Mbi hapa të thyer
Qaj si fëmijë i stërrrahur
ë…ë…një zog i vogël…rri në fo…ë…
këndoj me zërin e një burri:
një zog i vogël rri në fole
ka frikë se…
ë…ë…ë..një zog i vo…ë…ë…
në fyt kam një burrë
në buzë kam njëmijë
po digjen gurët
më digjen këmbët
atletet sytharë ndjekin këngën e zogut.
Ndjej si e verbër
Më prek pak dorën
Dhe ti kujton
Se jam e verbër
Nis më rrëfen rrugën
Pa e kuptuar të tjerët
Më shikon sytë
Kanë shumë dritë
Për të qenë të verbër
Prit, të lutem mos flit
Ndjej si e verbër.
Fis xixëllonjash
Xixëllonjat plaka
Na vijnë tek këmbët
Ato të rejat
Na harkojnë duart,
mbi kokat tona
Ulin sytë të voglat.
Nga netët e fshehta
Zbriti në një natë
Më i bukuri fis xixëllonjash
Nata pa njeri
I paskam në ballë
Tërë sytë e kukullave të mia
Eci, dhe, ato pulisin qerpikët
Shohin rrugën të mrekulluar
Ngulen në qafat e përkulura të pijanecëve
Vështrojnë pas xhamave të Bareve…
Vë pëllëmbën mbi ballë t’u zë pamjen
Atyre syve të vegjël të pikturuar
Por, ndjej, që sytë e mi janë
Vetëm dy gropa bosh.
Pas ëndrrës
Me një vëth po binte ëndrra,
Në rroba i vareshin hala pishe
Rruga qenka vetëm sy
Ndërsa ai ka hyrë në shtëpi
Me vathin e saj të gëlltitur.
Mos ishe ti
Mos ishe ti që vure pëllëmbën
Mbi tubin e ujit që rridhte
Kur shembëm shtëpinë time shekullore?
Të, që ia fërkoja dërrasat me këmbë
Të holla
Atë që dridhej kur binte shi
Dhe kisha kaq frikë se nuk të kisha ty.
Patjetër ti do kesh qenë
Që uji ndërron rrugë dhe
pas tridhjetë vjetësh
Rrjedh këtu, ku e pimë ujë
Në të njëjtën gotë të dy.
Po qaj me këngën e zogut
Po digjen gurët
Me atlete të kaltra vrapoj
Mbi hapa të thyer
Qaj si fëmijë i stërrrahur
ë…ë…një zog i vogël…rri në fo…ë…
këndoj me zërin e një burri:
një zog i vogël rri në fole
ka frikë se…
ë…ë…ë..një zog i vo…ë…ë…
në fyt kam një burrë
në buzë kam njëmijë
po digjen gurët
më digjen këmbët
atletet sytharë ndjekin këngën e zogut.
Ndjej si e verbër
Më prek pak dorën
Dhe ti kujton
Se jam e verbër
Nis më rrëfen rrugën
Pa e kuptuar të tjerët
Më shikon sytë
Kanë shumë dritë
Për të qenë të verbër
Prit, të lutem mos flit
Ndjej si e verbër.
Fis xixëllonjash
Xixëllonjat plaka
Na vijnë tek këmbët
Ato të rejat
Na harkojnë duart,
mbi kokat tona
Ulin sytë të voglat.
Nga netët e fshehta
Zbriti në një natë
Më i bukuri fis xixëllonjash
DESHIRA E GRUAS
VALDETE ANTONI
cikel poetik
________________
Bar “ Dashnia “
Ninëzat e dritës
janë var tek xhami
Me duart e natës
i lëviz, duke i nda si tespihe
Në perëndim të jetës
Perëndimi fërfëllon
në përskuqjen e qiellit
si lindja
I perënduari i tokës
pandeh se bën
jetëdielli
ngjitet lart
dhe shpejton
vdekjen
Bukuria
Rrezja e syrit mësoi të flasë
fjala krijoi rrezet në trup
Burri mori pasqyrën
ja drejtoi rrezeve
dhe tha
Gruaja
Pasurim
Gjithë këtë flori
që dielli e derdh mbi pellg
ma piklon në fytyrë
një trumcak duke u larë
* * *
Pse shoh plagët e qenit
Dua të shoh fytyrën
e Atij
që i shëron plagët
Fëmijë gjysmëshekulli
Flatrova për gjysmëshekulli
dhe kurrë nuk kam parë
pëllumba të vdekur
vetëm të ndalur
mbi supet e tim eti
Ngjallet Ai
dhe mi fsheh
apo pëllumbat
nuk vdesin
Fjala e harruar
Kurriz më kurriz
mbi një dyshek të gjerë
sa një kurriz
Frymët nisen në dy anë
dhe takohen me frikë
Bryma hyn në gjokset
dhe shkruan
fjalën e harruar
me gisht
* * *
Qenka frika nga lumturia
Ajo
që i bën njerëzit
të trishtuar
* * *
Merimanga e kuqe
u plak
në arkën e çarçafëve të pajës
të nonabëbës time
U ngrit çalë çalë
dhe më preu flokët
Ëndërrita
Ëndrrita
buzëçelur
në Pemishten degëtharë
Rrënjënyje
priste pritja
asnjë lule, asnjë fletë
Vinin zogj
edhe me konin
sqep më sqep
e gojë më gojë
Gunga gunga
u bë pritja
në Pemishten pa mollë
Ëndërrita
Ëndërrita
U terr pritja
Jam Pemishtja
gjithë sythe
si sqepzogu
Pa kryeqytet
Tani në Lisbonë
është ora dymbëdhjetë
në Bangkok
ora është shtatë
në Tokio, nëntë
Si quhet kryeqyteti yt
të gjej Orën time
në Kalendar të Perandorive
Ne “ Diten e Veres”
Çika e mëngjesit
e pikasi
gishtin e gjelbërt të zymbylit
kur po buiste nga dheu
Ajo u ul te dritorja
dhe syri i hapej i hapej
me rritjen e atij trupi hollak
që vishej çuditshëm me petale
dhe ngrihej mbi vazo
si një djalosh
këmbëgjate
Mëngjesi e thirri çikën
me merakun e Atit
por Ajo s‘u gjegj
toki Mbrëmjen e vonuar
dhe cikën
ia la amanet
Deshira e gruas
Si gjirafë
pa qafë
nën shigjetën
e burrit
rri e shtrirë
deshira
Hija e mbrëmjes
Me dorashka drite
hija e mbrëmjes
do të më gëzojë flokët
por ato dridhen ngashërimi
* * *
Burri fytyr-skuqur pamundësie
për tu vjedhur
Gruaja meit e gjitha
bluan dhe tret ikjen e tij
si pluhur gjarpri
Thatësirë
Duar gruaje që gërryejnë
gjunjëndragur dyshemenë
me zemrën që peshon
nga mungesa
Gjinjtë ndyhen
në llom e shkumë
e lëkunden
të ndjellur nga toka
Balli ruan
nden floknajën e qullur
gacat
e gjunjëve dhe gjinjve
si dyshemeja farfurinë
në tharje
* * *
Perdja u shty
dhe rrezja pa shtresat
e fjetura vetëm
dhe gruan
që paloste natën
Si fole lejleku
Mekati hyri në zemër
si lejlek i vogël
pa krahë pa sqep
zemra u tha
si fole
cikel poetik
________________
Bar “ Dashnia “
Ninëzat e dritës
janë var tek xhami
Me duart e natës
i lëviz, duke i nda si tespihe
Në perëndim të jetës
Perëndimi fërfëllon
në përskuqjen e qiellit
si lindja
I perënduari i tokës
pandeh se bën
jetëdielli
ngjitet lart
dhe shpejton
vdekjen
Bukuria
Rrezja e syrit mësoi të flasë
fjala krijoi rrezet në trup
Burri mori pasqyrën
ja drejtoi rrezeve
dhe tha
Gruaja
Pasurim
Gjithë këtë flori
që dielli e derdh mbi pellg
ma piklon në fytyrë
një trumcak duke u larë
* * *
Pse shoh plagët e qenit
Dua të shoh fytyrën
e Atij
që i shëron plagët
Fëmijë gjysmëshekulli
Flatrova për gjysmëshekulli
dhe kurrë nuk kam parë
pëllumba të vdekur
vetëm të ndalur
mbi supet e tim eti
Ngjallet Ai
dhe mi fsheh
apo pëllumbat
nuk vdesin
Fjala e harruar
Kurriz më kurriz
mbi një dyshek të gjerë
sa një kurriz
Frymët nisen në dy anë
dhe takohen me frikë
Bryma hyn në gjokset
dhe shkruan
fjalën e harruar
me gisht
* * *
Qenka frika nga lumturia
Ajo
që i bën njerëzit
të trishtuar
* * *
Merimanga e kuqe
u plak
në arkën e çarçafëve të pajës
të nonabëbës time
U ngrit çalë çalë
dhe më preu flokët
Ëndërrita
Ëndrrita
buzëçelur
në Pemishten degëtharë
Rrënjënyje
priste pritja
asnjë lule, asnjë fletë
Vinin zogj
edhe me konin
sqep më sqep
e gojë më gojë
Gunga gunga
u bë pritja
në Pemishten pa mollë
Ëndërrita
Ëndërrita
U terr pritja
Jam Pemishtja
gjithë sythe
si sqepzogu
Pa kryeqytet
Tani në Lisbonë
është ora dymbëdhjetë
në Bangkok
ora është shtatë
në Tokio, nëntë
Si quhet kryeqyteti yt
të gjej Orën time
në Kalendar të Perandorive
Ne “ Diten e Veres”
Çika e mëngjesit
e pikasi
gishtin e gjelbërt të zymbylit
kur po buiste nga dheu
Ajo u ul te dritorja
dhe syri i hapej i hapej
me rritjen e atij trupi hollak
që vishej çuditshëm me petale
dhe ngrihej mbi vazo
si një djalosh
këmbëgjate
Mëngjesi e thirri çikën
me merakun e Atit
por Ajo s‘u gjegj
toki Mbrëmjen e vonuar
dhe cikën
ia la amanet
Deshira e gruas
Si gjirafë
pa qafë
nën shigjetën
e burrit
rri e shtrirë
deshira
Hija e mbrëmjes
Me dorashka drite
hija e mbrëmjes
do të më gëzojë flokët
por ato dridhen ngashërimi
* * *
Burri fytyr-skuqur pamundësie
për tu vjedhur
Gruaja meit e gjitha
bluan dhe tret ikjen e tij
si pluhur gjarpri
Thatësirë
Duar gruaje që gërryejnë
gjunjëndragur dyshemenë
me zemrën që peshon
nga mungesa
Gjinjtë ndyhen
në llom e shkumë
e lëkunden
të ndjellur nga toka
Balli ruan
nden floknajën e qullur
gacat
e gjunjëve dhe gjinjve
si dyshemeja farfurinë
në tharje
* * *
Perdja u shty
dhe rrezja pa shtresat
e fjetura vetëm
dhe gruan
që paloste natën
Si fole lejleku
Mekati hyri në zemër
si lejlek i vogël
pa krahë pa sqep
zemra u tha
si fole

Subscribe to:
Posts (Atom)